Edhe pse konsiderohet si motori i Evropës, Gjermania mesa duket po përballet me probleme të brendshme politike. Bisedimet për krijimin e një qeverie koalicioni kanë dështuar pasi liberalët e FDP, pro tregut të lirë, u tërhoqën.
“CDU merr të gjithë përgjegjësinë e situatës. Shumë njeëz shpresuan se do të gjendej një zgjidhje’ u shpreh kancelarja Merkel, partia e së cilës arriti të fitonte zgjedhjet ne shtator pot nuk mundën të formojnë një koalicion qeverisës e tashmë vendi rrezikon të shkojë në sërish në zgjedhje ose të formohet një qeveri në minorancë, një koalicion mes CDU dhe të gjelbrit.
Merkel pritet të takojë presidentin Steinmeier për të parë edhe mundësitë për të gjetur një zgjidhje politike.
Madje mediat vendase e kanë konsideruar si kriza më e madhe politike që ka përfshirë vendin në 12 vite.