INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania po ''josh'' shqiptarët, s’ju jep azil po 1.200 EURO

Gjermania po ''josh'' shqiptarët, s’ju jep azil po 1.200 EURO

Publikuar më: 09:51 07-06-2019

Që prej vitit 2014 Gjermania ka vendosur që të huajt që nuk përfitojnë dot azil të kthehen dhe të shpërblehen me para. Deri më tani kanë përfituar ndihmën në para rreth 102.000 persona sejcili nga 1.200 euro. Nga të dhënat rezulton që shqiptarët janë të parët që kanë marrë më shumë para. Kjo indirekt tregon se ata që kanë kërkuar azil dhe nuk e kanë përfituar atë më së shumti janë shqiptarë. Numërohen afro 1.345, kurse 1088 janë serbë.

Por para përfitojnë nëse vendosin të kthehen vullnetarisht, ndërsa ata që dëbohen nuk marrin ndihmë financiare.
Së fundmi ka ndodhur një fenomen i ri. Shumë shqiptarë edhe pse kanë marrë paratë dhe janë kthyer në atdhe, pas pak kohësh kanë tentuar sërish të shkojnë në Gjermani. E janë gati 2% e tyre. Në raportin e fundit të qeverisë gjermane citohet se 2506 persona nga 102.000 të refuzuar që janë larguar vullnetarisht, pas rikthimit në Gjermani kanë kërkuar sërish azil.
Për këtë arsye Gjermania ka aplikuar një ndëshkim, pasi një azilkërkues mund të marrë vetëm 1 herë ndihmë në para. Nëse rikthehen ata duhet të dorëzojnë paratë.
Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane deri tani janë rikthyer 83.000 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111