INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjermania “toka e premtuar”. TV gjerman rikthen eksodin e 27 viteve më parë [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 27-03-2017

27 vite pas eksodit të shqiptarëve, një television gjerman rikthen ato kohë. Ky televizion i ka kushtuar një special 21 minuta pushtimit të Ambasadës Gjermne nga shqiptarët. Filmimet origjinale tregojnë se rinia dhe pjesa rebele e shoqërisë rrezikoi jetën për të braktisur vendin,, në një kohë kur ky vendim ishte shumë i rrezikshëm.
Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë do të bëhej simbolika e eksodit pasi një kamion i mbushur plotë me njerëz do të shembte murin duke u futur në ambasadë. Pasditen e 2 korrikut kamioni i ngarkuar me 63 vetë hyri në ambasadë. Në ambjentet e jashtme të selisë diplomatike do të strehoheshin më pas me dhjetëra njerëz. Pamjet e eksodit të parë shqiptar shfaqen nga mediat gjermane. Ato janë marrë në ambasadë edhe jashtë saj në datën 3 korrik por edhe ditët më pas duke treguar njerëz që tentojnë të futen brenda apo familjarë që qajnë dhe u bëjnë thirrje të afërmëve të dalin jashtë. Edhe selitë e ambasadave të tjera do të mbusheshin me qytetarë që kërkonin strehim, ndërsa disa prej selive nuk pranuan. Media gjermane ndjek rrugëtimin e refugjatëve shqiptarë. Të premten, më 13 korrik të vitit 1990, 800 shqiptarët e strehuar në ambasadën e Italisë në Tiranë, mbërrijnë në Brindizi…. Ndërsa 2 ditë më pas mbërrijnë në Marsejë e 543 shqiptarëve refugjatë të strehuar në ambasadën franceze në Tiranë"…

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117