INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithë Franca ulet para ekranit, vajza me sindromën Down jep parashikimin e motit [VIDEO]

Gjithë Franca ulet para ekranit, vajza me sindromën Down jep parashikimin e motit [VIDEO]

Publikuar më: 13:36 16-03-2017

Televizioni francez France 2 ka thyer rekordin e shikueshmërisë dhe ka prekur zemrat e të gjithë teleshikuesve kur vendosi një vajzë 21 vjeçare me sindromën Down që të prezantojë parashikimin e motit.

Bëhet e ditur sipas statistikave që gjesti i rrallë ka tërhequr vëmendjen e minimalisht 5 milionë e gjysëm njerëz të cilët janë ulur para ekranit për të ndjekur prezantimin e motit. Vajza, e cila quhet Melanie Segard, është kthyer kështu në mbretëreshën e vërtetë të internetit falë 3.3 milionë klikimeve që ka marrë në rrjete sociale, ndërsa i ka siguruar televizionit 20.7% audiencë më shumë se zakonisht. France 2 është solidarizuar me këtë çrregullim gjenetik në kuadër të iniciativës “Për një shoqëri më të hapur”, më pak se një javë para Ditës Botërore të Sindromës Down, më 21 mars.

Article Logic
Execution time: 0.0031259059906006