INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjobitet furgoni, denoncojnë udhëtarët: Jemi 20 veta për vetëm 12 vende

Gjobitet furgoni, denoncojnë udhëtarët: Jemi 20 veta për vetëm 12 vende

Publikuar më: 11:07 21-04-2019

Një furgon për transportin publik e u gjobit nga policia Rrugore e Dibrës me 10 mijë lekë ndërsa ju pezullua leja e drejtimit për 6 muaj. Denoncimi në polici erdhi nga vetë udhëtarët, të cilët ndodheshin 20 persona në automjetin e destinuar për 12 veta.

Për më tepër udhëtimi ishte në rrugë të vështira malore të paasfaltuara.

Banorët kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit.

"Siguria e nxënësve, siguria e udhëtarëve është prioritet për Policinë Rrugore. Bashkë mund të rrisim më shumë parametrat e sigurisë rrugore jo vetëm në rrugët me asfalt , por kudo në zonat malore apo rurale. "Sheh diçka , thuaj diçka", apelon policia.

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061