INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjuriç provokon sërish: Kosova është territor i Serbisë

Gjuriç provokon sërish: Kosova është territor i Serbisë

Publikuar më: 15:39 03-07-2018
Marko Gjuriç, i njohur për retorikën e tij nacionaliste dhe provokuese me deklaratat, në një prononcim për mediat serbe vijon të besojë se Kosova është Serbi. Me një gjuhë të prerë, Gjyriç i konsideron provokuese qëndrimet e prishtinës zyrtare kur flet për territor të Kosovës. 
 
“Kur fyejnë, përdorin retorikë provuese, flasin për njëfarë territori që nuk e kanë, nuk përbën kurrfarë lajmi. Kosova është territor i Serbisë sipas Kushtetutës sonë dhe sipas Rezolutës 1244. Nuk do  ja këshilloj  askujt që t’u besojë premtimeve të Prishtinës’’ ka deklaruar ai.
 
Duke marrë shkas nga qëndrimi i Prishtinës zyrtare, Gjuriç nuk nguron të këshillojë dhe qeverinë e tij. Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, thotë  se nuk do ta këshillonte askënd që t’u besojë premtimeve të Prishtinës.
 
Article Logic
Execution time: 0.0019609928131104