INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata jep vendimin për gardistin që vrau gruan

Gjykata jep vendimin për gardistin që vrau gruan

Publikuar më: 16:04 15-02-2019

Vrau bashkëshorten e tij pasi dyshonte për tradhti, mbetet në burg gardisti Alket Arapaj. 48 orë pas krimit në familje Arapaj doli para togave të zeza duke pranuar autorësinë e vrasjes së Ervilma Seferajt nënës së vajzës së tij të mitur, shkruan shqiptarja.com.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin 12 shkurtit, rreth orës 06.00, ku 44-vjeçari Alket Arapaj, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36 vjeçe Ervilma Seferaj në ambientet e apartamentit ku banonin në zonën e Alliasit në Tiranë.
Çifti ka dhe një fëmijë 3 vjeçar, i cili është gjendur në dhomë ngjitur me ambientin ku ishte kryer krimi, ndërsa sot është marrë nga të afërmit e të ndjerës.
Teksa para togave të zeza shpjegoi motivin dhe dyshimet e tij se bashkëshortja mund ta tradhtonte ai u shpreh i penduar dhe kërkoi që institucionet shtetërore të kujdesen për vajzën e mbetur pa nënë dhe me babain në burg.
Me ndryshimet në kodin penale Arapaj rrezikon burgim të përjetshëm pasi është hequr e drejta për gjykim të shkurtuar për vrasjen në familje.

Article Logic
Execution time: 0.0034468173980713