INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata vendos burg për skafistin e dyshuar për vrasjen e ruses

Gjykata vendos burg për skafistin e dyshuar për vrasjen e ruses

Publikuar më: 14:19 24-07-2017

Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë me 45 ditë burg për skafistin Ermal Fataj që dyshohet se e ka vrarë me mjetin e tij, ruse 15-vjeçare.
Në gjyq, Fataj tha: "Kërkoj drejtësi. Unë nuk kam kuptuar gjë. Nëse dal fajtor, do të përgjigjem!"
Gjykata mori parasysh kërkesën e Prokurorisë së Sarandës, e cila kërkoi caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" me afat 45 ditë, me qëllim pritjen e aktit të ekspertimit për shtetasin Ermal Fataj

Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme rezulton se:
Mesditën e së premtes, shtetasja ruse K.R. dhe nëna e saj, kanë hyrë për t'u larë në zonën e ishujve të Ksamilit. Vajza është larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta me vonë është konstatuar se vajza pluskonte e pa jetë në ujë. Pas kryerjes së autopsisë, rezultoi se viktima kishte disa gërvishtje të thella në pjesën e kokës, si edhe në pjesën anësore të trupit, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandes, ka krijuar dyshimet se vajza mund të jetë goditur nga një mjet lundrues që lëviz në atë zonë.Nga kqyrja, rezultoi se në helikën e skafit që drejtohej pa liçensë shërbimi nga shtetasi Ermal Fataj, gjetën disa fije floku, të ngjashme për nga ngjyra me ato të viktimës ruse. Në këto kushte, Prokuroria e Sarandës ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Ermal Fataj mund të ketë goditur turisten.

Article Logic
Execution time: 0.004115104675293