INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqi që po çudit botën, gjeli paditet sepse këndonte herët në mëngjes

Gjyqi që po çudit botën, gjeli paditet sepse këndonte herët në mëngjes

Publikuar më: 08:22 06-07-2019

Banorët e një fshati në Francë kanë arritur deri aty sa të padisin një gjel për faktin se këndonte herët në mëngjes.

Gjeli me emrin Moris ka marrë shumë vëmendje në media, pasi bëhet fjalë për një çështje që simbolizon ndarjen mes komunitetit urban dhe atij rural.

Sipas çiftit të të moshuarve që e ka hedhur në gjyq, gjeli shkakton ndotje akustike.

Pronarja e gjelit, Corinne Fesseau, tha për CNN se ankesat për gjelin nga fqinjët e saj në Oleron nisën në prill të vitit 2017.

“Jetoj këtu prej 35 vitesh dhe kurrë gjeli nuk ka shqetësuar njeri. Unë shpresoj që këta njerëz që kanë ngritur padinë të kuptojnë se çfarë do të thotë jeta në fshat”, deklaroi pronarja e gjelit.

Vendimi i gjykatës pritet të shpallet në datën 5 shtator të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555