INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjysma e botës vuan ndotjen: OBSH 2.5 herë më e lartë se norma [VIDEO]

Publikuar më: 19:03 14-02-2017

Ndotja e ajrit është problemi më i madh shëndetësor dhe mjedisor i pothuajse gjithe metropoleve. Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilësoi ndotjen e ajrit si rrezikun e vetëm më të madh në botë për shëndetin dhe mjedisin.

OBSH deklaron se më shumë se gjysma e popullsisë urbane në botë vuan ndotjen e ajrit në nivele 2.5 herë më të larta se nivelet e rekomanduara.

Qyteti i Linfen në Kinë është qyteti më i ndotur në botë. Ky qytet ka rreth 3 milionë banorë, të cilët janë prekur nga sëmundje të ndryshme për shkak të ndotjes. Ai ndodhet në provincën Shanxi, afër qëndrës së prodhimit të qymyrit. Qyteti i Tianying, që ndodhet në rajonin verilindor të vendit, renditet qyteti i dytë më i ndotur në botë, kjo sepse aty prodhohen metale të ndryshme të rënda. Si shkak i ndotjes, shumë njërëz kanë humbur kujtesën dhe vuajnë nga halucinacionet. Në qytetin, La Oroya në Peru 99 nga 100 fëmijë janë prekur nga çrregullime të ndryshme shëndetësore, si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes nga plumbi në qytet.

Gjëndja është vërtet alarmante, por lajmi i mirë është se ndotja nuk është e pashmangshme dhe ka disa zgjidhje të thjeshta dhe efikase.

Reduktimi i trafikut nëpërmjet promovimit të pedalimit apo ecjes në qytet. Më shumë se 60% e britanikëve thonë që do pedalonin çdo ditë nëse ndiheshin të sigurt.

Eliminimi i ndotjes nga automjetet nëpërmjet zonave me akses të kufizuar levizjeje.

Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094