INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet banda e trafikut të drogës në Itali. Në pranga 6 shqiptarë dhe 5 italianë

Goditet banda e trafikut të drogës në Itali. Në pranga 6 shqiptarë dhe 5 italianë

Publikuar më: 12:01 17-09-2018

Policia italiane e qytetit të Leçes ka goditur një bandë të trafikut të drogës. Në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, ka përfunduar operacioni i koduar "Miqtë e mi" i cili ka çuar në arrestimin e duke arrestuar 11 persona, 6 shqiptarë e 5 shtetas italianë. Lajmi bëhet i ditur nga një konference për shtyp të zyrtarëve të Policisë. Mes të arrestuarve dhe një person i rëndësishëm i mafias puglieze Sacra Corona Unita. Gjatë hetimeve të këtij operacioni janë vërtetuar me mijëra shit-blerje doza lëndësh narkotike, kryesisht kokainë, që realizoheshin kryesisht natën. Shpërndarja e drogës bëhej edhe nga minorenet.
Shqiptaret e arrestuar
Shqiptarët e arrestuar në operacioni "Miqtë e mi" ekzekutuar sot në Lecce të Italisë janë: Sajmir Sejdini i lindur në vitin 1991, Klodjan Shehaj 36 vjeç, Danel Gjoci 20 vjeç, te tre banues në komunën Taviano të Lecces. Roxhers Nebiu 27 vjeç banues në komunën Melissano dhe Enri Shehaj 25 vjeç banues në komunën Rutigliano. Rrapush Tafa 25 vjeç banues në komunën Racale

Italianët e arrestuar janë; Vincenzo De Matteis 43 vjeç, anëtar i klanit mafioz Sacra Corona Unita. Vëllezërit Luca e Pasquale Di Battista, 26 e 32 vjeç, Gilberto Perrone 22 vjeç dhe Domenico Scala 21 vjeç. Të gjithë banues në Taviano. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike.
"Miqte e mi" - Grupi i trafikantëve italo-shqiptarë akuzohen për shitje me pakicë të kokainës në territorin e komunave Gallipoli, Taviano, Alezio, Racale ed Alliste në provincën e Lecces. Hetimet kanë vërtetuar se ky grup kriminal çdo dozë kokainë me peshë 0.5 gramë e shiste me vlerë 60 euro duke nxjerrur një përfitim prej 350 mijë eurosh. Përgjimet e hetuesve italianë kanë zbardhur se dozat e kokainës mes anëtarëve të bandës në gjuhë të kriptuar quheshin "amici". 

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428