Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka goditur një punonjës të policisë pyjore në bashkinë e Konispolit.
Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin Sulejman Ismaili, 43 vjeç, banues në fshatin Janjar.
Sipas të dhënave të uniformave blu, arrestimii tij u bë pasi më datë 21.12.2016, në fshatin Janjar, ky shtetas dyshohet se ka goditur fizikisht shtetasin D.A – Punonjës i Policisë Pyjore, Bashkia Konispol. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.