Vjedhjet në banesë janë shtuar kohët e fundit. Ndaj dhe policia duket se ka intensifikuar kontrollet. Për këtë arsye Policia e Kurbinit ka arrestuar dy persona që akuzohen për vjedhje në bashkëpunim. Në pranga u vunë shtetasit Feridon Hasanaj 30 vjeç nga Tirana dhe Pjetër Marku 43 vjeç nga Laçi. Mësohet se ata përdornin një automjet të vjedhur për të grabitur biznese dhe familje.
Njoftimi i Policisë:
“Këtyre 2 shtetasve ,në aksin e rrugës së fshatit Fushë-Kuqe, në Kurbin , në mjetin e tyre Opel, gjatë kontrollit të ushtruar u janë gjetur sende e mjete që përdoren për kryerjen e vjedhjeve”,sqaron policia.
Konkretisht , materialet e gjetura që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale janë :
– 1 ngjitës natriban transparent
– 1 pulovër me ngjyrë të zezë me kapuç
– 1kapuç me ngjyrë të zezë
– 2 palë doreza
– 1 çakmak me dritë
– 2 thasë sintetik
– 1 thikë
– 1 çantë krahu
– 1 palë pinca
– 3 kaçavida me madhësi të ndryshme
– 1 çelës anglez
– 1 levë
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të autorësisë nëse këta shtetas janë të implikuar në ndonjë rast kriminal në fushën e vjedhjeve.
Vepra penale në ngarkim të tyre “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga nenet 142 dhe 25 të Kodit Penal.