INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabisnin dyqanet në Athinë, arrestohen 7 gra shqiptare  [EMRAT/FOTO]

Grabisnin dyqanet në Athinë, arrestohen 7 gra shqiptare [EMRAT/FOTO]

Publikuar më: 15:39 09-06-2018

Deri më tani është folur për të rinj shqiptarë të cilësuar skifterë pasi veprimtaria e tyre ka qënë grabitja në dyqane apo shtëpi.

Por këtë herë në qendër të mediave greke janë 7 gra shqiptare, të cilat janë arrestuar nga policia greke në Athinë, pasi ishin kthyer në makthin e dyqaneve të shtrenjta në kryeqytetin helen.

Të arrestuarat janë Majlinda Duka, Kristina Cacaj, Anila Mukaj, Rezarta Prastaj, Athina Bitri, Gjinovefa Kashari dhe Katerina Sulioti.

Raportohet se shqiptaret përdornin aparate për çaktivizimin e mekanizmave kundër vjedhjes.

Ato funksiononin si një grup i mirëfilltë kriminal, pasi sendet e grabitura i shisnin në Shqipëri. Policia tha se fitimet e mëdha që nxirrnin nga biznesi i paligjshëm ato i investonin në blerje banesash dhe makinash të shtrenjta.

Shtatë të arrestuarave policia iu sekuestroi më shumë se 4.000 artikuj veshmbathje, si dhe mbi 1.000 pajisje shtëpiake dhe produkte që shiten në supermarkete.

7.PNG

6.PNG

 

5.PNG

4.PNG

3.PNG

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0020699501037598