Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët para të mëngjesit, kun je person pasi ka grabitur një automjet ka qëlluar me plumb në kokë një polic. Ngjarja është shënuar afër Kryqëzimit të Arbërisë, ndërsa kur policia ishte vënë në ndjekje ai ka plagosur një efektiv policie. Sipas të dhënave të para një punonjës i policisë është plagosur me plumb në kokë.
Informacionet paraprake të policisë të orës 10:24 minuta informojnë se personi është me armë në dorë dhe në ndihmë të policisë së Lezhës janë nisur grupe me forcat RENEA por dhe një helikopter.
Njoftimi i Policisë:
“Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhës në Fushë -Gjormë. Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të makinës së vjedhur. Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë. Nuk dihet akoma gjendja e tij pasi është transportuar në drejtim të Spitalit Ushtarak Tiranë”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.