INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi 20 mln €? Pse është në rrezik Raiffeisen Bank…

Humbi 20 mln €? Pse është në rrezik Raiffeisen Bank…

Publikuar më: 11:10 07-07-2016

Shefi i sigursë së një banke ka thënë qartë dhe me argument se shuma e grabitur e parave të "Raiffeisen Bank", një javë më parë në Rinas është shumë më e lartë se ajo që është deklaruar deri më tani. Sipas tij ajo është 20 milion euro. Ai e mbështet këtë fakt me argumentin se është proçedurë fikse, që kur bëhen transferta parash me aeroplan nga një shtet në një tjetër, duhet të jenë të paktën 20 milionë Euro. E në fakt deri më tani vetëm emri i Raiffeisen Bank ka dalë publikisht ndaj kjo shumë e grabitur mendohet se i takon vetëm kësaj banke. Madje kjo është shuma minimale, që mund të transportohet me rrugë ajrore, kështu që asgjë nuk dihet me siguri nëse shuma 20 milion euro mund të jetë edhe më e lartë.

Pse rrezikohet Raiffeisen?
Pikëpyetja tani është, sa i madh ka qenë dëmi që i është shkaktuar kësaj banke? Nëse në polici shuma e deklaruar si e zhdukur është më pak se 20 milionë euro si do të mundet të kërkojë dëmshpërblim për shumën e  plotë pranë kompanisë, ku janë siguruar këto para?

Denoncimi
Një person, i cili ka ruajtur anonimatin pa dhënë emrin, por deklaron se është shef sigurie në një bankë të nivelit të dytë (pra i njeh nga brenda rregullat), e ka publikuar këtë informacion në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Ja denoncimi i plotë:
“Përshëndetje!Jam shef sigurie në një bankë të nivelit të dytë! Në aeroport nuk janë marrë 3 milion euro. Janë marr mbi 20 milion. Por nuk tregojnë. Të them dhe pse-në. Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë të drejtë të mbajnë deri në 5 mil. euro. Më pas sipas kontratës me kompanitë e sigurimit nisen për në bankat e origjinës dhe nuk i mbulon kompania nëse nuk nisin 20 mil euro jashtë të bankave të ndryshme.
Bankat bëhen bashkë dhe plotësojnë shumën dhe niset bashkarisht duke qënë se bankat janë të siguruara, atyre nuk i plas. Janë të siguruara jashtë dhe brenda vendin për këtë shumë dhe shtetit nuk i plas, i jep vërejtje sigurisë, heqin ca nga puna dhe u rregullu si punë.  Shefat e sigurisë të bankave e dinë fare mirë këtë gjë, sepse është shumë sekret midis tyre dhe në mënyrë, që bankave mos i prishet emri, nuk tregohet as shifra dhe as emri, sepse kjo do të sillte panik në parat e njerëzve nëpër banka. Këtë mund ta verifikojnë shumë thjeshtë nëse hapin marrëveshjet e sigurisë të bankave të nivelit të dytë. Është proçedure. Nuk niset avioni me 1 milion as 5. Duhen plot 20 minmale.”


Pas postimit të këtij informacioni ish-kryeministri Berisha ka ngritur çështjen edhe në Kuvend duke deklaruar se kjo grabitje është një akt i mirëfilltë terrorizmi.

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709