Vetëm disa ditë pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, policia ka gjetur një paruke të njërit prej autorëve të grabitjes në Rinas, vetëm 200 metra larg makinës së djegur. Ky lajm është konfirmuar vetë nga policia, e cila ka gjetur edhe disa sende të tjera pranë makinës. Mjeti tip “Benz”, i djegur pranë urës së Tapizës pas grabitjes, rezulton të jetë i vjedhur në Pogradec. Sipas burimeve të policisë dyshohet se autorët e ngjarjes janë nga Tirana.