Një grabitje me armë ka ndodhur në mes të ditës së sotme në Fier. Një person ende i paidentifikuar i armatosur ka shkuar në një pikë karburanti në lagjen 8 Shkurti duke grabitur xhiron ditore.
Mësohet se autorët mund të kenë marrë xhiron ditore dhe bëhet fjalë për një shumë prej 140 mijë lekësh të reja.
Grabitësit janë kallëzuar në polici nga roja e karburantit.
Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për kapjen dhe identifikimin e autorit.