INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gramoz Ruçi befason me deklaratën e tij: U përdorën para droge në fushatë, por zgjedhjet ishin më të mirat e 27 viteve të fundit

Gramoz Ruçi befason me deklaratën e tij: U përdorën para droge në fushatë, por zgjedhjet ishin më të mirat e 27 viteve të fundit

Publikuar më: 22:22 27-12-2017

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka habitur mbrëmjen e sotme me deklaratat kontradiktore mbi zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit. Ai tha se ishin zgjedhjet më të mira në historinë 27 vjeçare të pluralizimit, por nga ana tjetër pranoi se mund të jenë përpdorur paratë e hashashit.

Ai ishte i ftuar sonte në Top Story për të bërë bilancin e vitit që lamë pas, kur u shpreh:
“Këto ishin zgjedhjet më të mira politike të zhvilluara në 27 vitet e fundit në Shqipëri dhe ky nuk është vetëm perceptimi im, por edhe i shumicës së qytetarëve. Nuk ka ndodhur që Shqipëria të mos mbytej me lloj-lloj reklame e flamujsh dhe kjo ishte fushata e parë për mua, që ka qenë fushata më e mirë në fushën ekonomike e financiare të qytetarëve të vendit”.

Më pas foli për hapjen e disa kutive të votimit me kërkesën PDIU-së. “U hap kutia e Pandorës, pra u hapën kutitë e votimit dhe gabimet ishin minimale dhe në kufijtë e njerëzores”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Sakaq i pyetur nga Sokol Balla për hashashin që lulëzoi në vend sidomos gjatë vitit 2016 dhe futjen e parave të drogës në fushatë, Ruçi u shpreh: “Para të krimit ka pasur edhe në fushatat e tjera, ka pasur edhe në këtë fushatë dhe në këtë kendvështrim duhet të reflektojmë në kodin e ri që ta ndalojmë”, u shpreh ai.

Ruçi e quajti moszbatimin e ligjit dhe dështimin e strukturave ligjzbatuese për të parandaluar kultivimin e hashashit një gabim, ndërsa nuk komentoi çështjen “Tahiri”.

“Në raste të tilla, siç është çështja e zotit Tahiri, politika të heshtë derisa drejtësia të flasë. Ne duhet të mbajmë duart larg derisa drejtësia të shprehet për rastin konkret. Nuk bëj komente, qoftë nga pozicioni personal, as politik dhe aq më tepër si kryetar Kuvendit”, deklaroi Ruçi.

Kryeparlamentari thotë se “nëse ministrit të brendshëm kjo gjë u doli nga kontrolli, atëherë ishte tepër vonë dhe çështja është që në 2017 masat që u morën ishin shumë të ashpra dhe kjo na nderon”.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551