INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gramoz Ruçi: Do shkojmë në zgjedhje me ose pa LSI-në

Gramoz Ruçi: Do shkojmë në zgjedhje me ose pa LSI-në

Publikuar më: 11:34 28-03-2017

Përplasja mes koalicionit PS-LSI duket se thellohet më shumë me deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PS –së, Gramoz Ruçi.
Nga qyteti i Fierit Ruçi ka deklaruar se me apo pa LSI , Partia Socialiste do hyje në zgjedhje.
"Atë që kodi i lejon vetë, individualisht vetë, të paraqiten dhe me koalicion, të dyja janë forma demokratike dhe përderisa e lejon kodi elektoral është gjë normale. Megjithatë çdo subjekt politik deri ditën që duhet të përfundojë me regjistrimin në komisionin qendror të zgjedhjeve janë të lirë të vendosin sipas interesave që ata gjykojnë dhe mendojnë se kanë rezultatin më të madh. Kështu që mbetet për tu parë ne dhe vullnetin tonë politik për të qenë me aleatin tonë 4-vjeçar tashmë në qeverisje e kemi shpalosur. Ende LSI-ka s’ka marrë vendimet, është sovrane në vendimet e saja. Ne jemi të hapur qoftë për koalicion, ashtu siç kemi vendosur që me apo pa koalicion, PS të paraqesë alternativat e saj në zgjedhjet e ardhshme", u shpreh Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381