Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë në Gramsh.
Sipas të dhënave të para dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa mjeti ka pësuar dëmtime në disa pjesë të tij. Si pasojë e shpërthimit për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Sporti", ndërsa mjeti ishte në pronësi të shtetasit 55 vjeçar me iniciale K.H. Në momentin që mjeti ka marrë flakë, pronari e ka konstatuar dhe me mjete rrethanore ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit