INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gratë shqiptare më shumë aborte, shkak kushtet në punë [VIDEO]

Publikuar më: 08:34 12-06-2017

Frika se mos humb punë apo pagën e mirë ka detyruar shumë gra shqiptare të abortojnë. E kjo lë të kuptohet se pasiguritë në vendin e punë në vendin tonë janë shumë të mëdha.
Instituti i Statistikës vuri në dukje në një raport të fundit se përqindja e aborteve të kryera nga gratë e punësuara ka pësuar një rritje të dukshme në 2016 krahasuar me vitin 2015, nga 15,9 % në 21.7 %. Ndërkohë përqindja e aborteve nga gratë e papuna ka pësuar një rënie dhe shifrat e thonë qartë, pasi në 2015, 83,7 % e aborteve kryheshin nga gra të papuna dhe në 2016 abortet e kryera nga kjo kategori janë 76,7 %.
Krahasimi ndër vite i aborteve sipas statusit martesor të gruas, tregon që mbi 90 % e aborteve kryhen nga gratë e martuara gjatë gjithë periudhës 2009-2016.
INSTAT thotë se abortet sipas grupmoshës kryhen kryesisht në grup moshën 20-34 vjeç, ku është dhe mosha më riprodhuese e gruas. Në këtë grupmoshë ndodhin 67,7 % e aborteve. Për sa i përket grupmoshës mbi 34 vjeç, kryhen rreth 26,3 % te aborteve.
Rreth 40 % e aborteve kryhen nga gratë me nivel arsimor të ulët atë 9-vjeçar dhe pjesa më e madhe me arsim më të lartë. Grupi i grave me nivel arsimor të mesëm zë vendin e dytë ku 34 % e aborteve janë kryer nga ky grup në vitin 2016. Ndërkohë dhe gratë me nivel arsimor të lartë kryejnë rreth 18,5 % të aborteve për vitin 2016 dhe ato kanë një tendencë në rritje gjatë kësaj periudhe.

Article Logic
Execution time: 0.0033211708068848