INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë shqiptare të diskriminuara në paga në raport me burrat

Gratë shqiptare të diskriminuara në paga në raport me burrat

Publikuar më: 10:46 08-03-2019

Gratë punojnë fort për të arritur, por dhe për kaluar në performancë burrat. Por diskriminimin ndaj tyre vijon në disa drejtime. Gratë paguhen 10.5% më pak sesa burrat edhe pse mund të kryejnë të njëjtën punë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, hendeku gjinor në paga vijon të jetë problem. Nga viti në vit ka një përmirësim, por ende jemi larg balancave në pagesë.

Femrat paguhen 15-30% më pak sesa meshkujt në profesione si specialiste të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë, punonjëse në industri, specialiste në shëndetësi, punonjëse e shërbimeve personale dhe të mbrojtjes, eksperte ligjore, shoqërore dhe kulturore.
Janë të pakta profesionet ku gratë paguhen 10-30% më shumë sesa burrat dhe ato janë punonjëse në profesionet e elektro-teknologjisë, asistente në administrim dhe biznes, drejtuese administrative dhe komerciale.
Profesionet, ku femrat marrin shumë më pak sesa meshkujt janë specialiste të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë, ku paguhen mesatarisht rreth 60 mijë lekë në muaj ose 37% më pak sesa meshkujt.

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539