INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi, bomba në automjetin e konsullatës shqiptare, ja kush e merr përsipër sulmin

Greqi, bomba në automjetin e konsullatës shqiptare, ja kush e merr përsipër sulmin

Publikuar më: 10:44 02-03-2018

Një grup anarkistësh ka marrë përsipër përgjegjësinë ndaj sulmit të automjetit personal të oficerit të kontaktit të Konsullatës së Shqipërisë në Selanik, Renaldo Ndoni, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës së kaluar.

Ishte vetë grupi i cili përmes një deklarate për mediat mori përsipër sulmin

Sipas njoftimit, akti i vendosjes së një mase shpërthyese në automjetin me targa diplomatike CD 54-15 është kryer në shenjë solidaritetit ndaj grevës së urisë që ka shpallur i burgosuri anarkist, Kostas Jatzoglou.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin e arrestuar me akuzën që ka vendosur një pako bombe në makinën e ish-kryeministrit grek, Lukas Papadhimos, e cila pas shpërthimit ka shkaktuar edhe plagosjen e tij.

Jatzoglou ndodhet në ditën e nëntë të grevës së urisë.

Article Logic
Execution time: 0.0050032138824463