INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruaja e Donald Trump padi stratosferike ndaj “Daily Mail”

Gruaja e Donald Trump padi stratosferike ndaj “Daily Mail”

Publikuar më: 09:23 02-09-2016

Pas publikimit të disa artikujve ku shkruhej se Melania Trump kishte qënë një prostitutë në vitet 90, bashkëshortja e kandidatit republikan në garën presidenciale ka hedhur në gjyq tabloidin e njohur britanik ‘Daily Mail’ si dhe një blogger amerikan.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i ish-modeles nga Slovenia, Charles Harder, i cili nënvizoi se ai do të kërkojë si dëmshpërblim plotë 150 milionë dollarë amerikanë për klienten e tij.

Përfaqësuesi ligjor i 46-vjecares tha gjithashtu se mbi Daily Mail dhe mbi blogerin amerikan do të rëndojnë akuzat e shpifjes.

Sipas Harder, të akuzuarit kanë shkruar disa gjëra që nuk janë të vërteta dhe të cilat dëmtojnë jashtëzakonisht reputacionin personal dhe profesional të Melania Trump, por edhe të bashkëshortit të saj që po garon për të qënë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Ish-modelja ka lindur në Sloveni dhe emigroi në ShBA në vitet 90. Megjithatë, sipas artikujve të publikuar së fundmi, ka patur dyshime se në të shkuarën Melania ka punuar si prostitutë për klientë të pasur.

Gjithmonë sipas këtyre burimeve, kjo është edhe mënyra se si janë takuar Donald Trump dhe bashkëshortja e tij aktuale. Lajmet e publikuara në media vijnë ku duhen afro dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale. Milioneri dhe Melania janë martuar në vitin 2005. Së bashku cifti ka edhe një djalë të quajtur Barron.

Article Logic
Execution time: 0.0015838146209717