Mediat greke ishin të parat që dhanë lajmin se grabitësi i vrarë jo shumë larg pistës së aeroportit “Nënë Tereza”, është Admir Murataj, i arratisur nga burgu i Trikalas në vitin 2017.
Për disa orë identiteti i viktimës mbeti i pakonfirmuar nga policia e Shtetit, por në orën 11:00 kur bashkëshortja e tij ka dalë nga morgu i Tiranës, e ka konfirmuar se policia ka qëlluar për vdekje me një plumb në kokë, Admir Muratajn.
Sipas saj, trupi i përket Admir Muratajt.
Admir Murataj dyshohet se është organizatori i tre grabitjeve të blindave me para të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë.
Ndërkohë foto, shihen të afërmit e tij, vëllai dhe bashkëshortja pranë morgut në pritje të kqyrjes së trupit.