INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruaja shqiptare vdes në Itali, familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

Gruaja shqiptare vdes në Itali, familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

Publikuar më: 12:40 02-01-2017

Një grua shqiptare ka humbur jetën në Maniago, Itali.
Sipas të dhënave që vijnë nga shteti fqinjë, viktima është 66-vjeçarja, Liri Spiri.
Spiri ka ndërruar jetë nga një atak kardiak.
Familjarët e viktimës kanë akuzuar mjekët për neglizhencë, e cila ka qënë fatale për 66-vjeçaren.

Vajza e të ndierës, Ariana ka thënë për mediat italiane se kishte njoftuar urgjencën rreh orës 16:50. Sipas saj personeli mjekësor i kishte thënë se e ëma nuk kishte ndonjë gjë të madhe, por vetëm simptomat e gripit.
“Mami kishte një temperaturë të lartë, por shqetësimi kryesor ishte se ajo kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Pak para orës 17:00 unë kamë telefonuar urgjencën. Kërkova një mjek të përgjithshëm por ai ishte pushim, për shkak të Krishtlindjeve. Ambulanca erdhi 15 minuta më vonë, por mami im u përkeqësua”.

Pasi kanë mbërritur në spital, vajza e 66-vjeçares ka thënë se rreth orës 18:15 e kishin informuar se e ëma kishte ndërruar jetë.

Vajza e Liri Spirit i ka kërkuar prokurorit që të hetojnë nëse janë përmbushur të gjitha protokollet e emergjencës.

Article Logic
Execution time: 0.0031039714813232