Policia e Tiranës ka bërë të mundur parandalimin e një krimi të rëndë në familje. 31 vjeçari Ylber Gj, banues në Tiranë ka tentuar të vrasë me pistoletë bashkëshorten e tij A.Gj. Pikërisht kjo e fundit ka telefonuar në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku kërkoi ndihmë pasi bashkëshorti i tij po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri. Menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe arrestimin e tij si dhe sekuestruan e armës.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuan një armë zjarri tip pistoletë model 54, me mulli dhe 10 fishekë.