INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruan e prangosin dhe e mbajnë gjithë natën me fëmijën në Komisariatin Nr.3. Arsyeja qesharake (IDENTITETI dhe NGJARJA) [FOTO]

Gruan e prangosin dhe e mbajnë gjithë natën me fëmijën në Komisariatin Nr.3. Arsyeja qesharake (IDENTITETI dhe NGJARJA) [FOTO]

Publikuar më: 11:23 18-06-2016

E mbajnë gjithë natën gruan në Komisariatin Nr.3 bashkë me fëmijën e saj dhe nuk denjojnë ta lirojnë. Arsyeja është krejt qesharake: për shkak se nuk kanë hedhur të dhënat e rifreskuara në sistem.

Bëhet fjalë për Xhuliana Vezin, një grua që është ndaluar në Morinë. Më pas ajo është mbajtur në rajonin e policisë gjithë natën padrejtësisht, siç komenton avokati i saj Petrit Ismaili.

Vezi është duke u hetuar në gjendje të lirë, pa masë sigurie, për përfshirjen në një aksident dhe largimin nga vendi i ngjarjes, por sistemi TIMS është krejt i papërditësuar. Dhe për këtë shkak nuk e lirojnë nga komisariati.

Avokati Ismaili sjell në redaksi vendimin, i cili e tregon qartë se ajo po hetohet në gjendje të lirë dhe nuk është e shpallur në kërkim.

‘’Po ju shqetësoj për një problem këtu tek Komisariati 3. Mbrëmë në Morinë  kanë ndaluar një shtetase Xhuliana Vezi. Kjo shtetase para 2 muajsh është përfshirë në një aksident automobilistik. Jemi paraqitur në Prokurori, e cila ka hetuar çështjen. Nga akti i ekspertimit nuk ka rezultuar fajtore.Prokuroria ka nisur çështjen për gjykim.Pra thjesht për faktin që policia nuk ka pasqyruar në sistem këtë fakt ajo vazhdon të jetë e ndaluar.

Prokuroria e ka hetuar në gjendje të lirë pa masë sigurimi. E ka përfunduar hetimin  dhe e ka dërguar çështjen ne gjyq kurse policia e shoqëron dhe e mban jashtë çdo kriteri ligjor që mbrëmë në orën 20:00, thjesht për faktin që nuk pranon të verifikojë këtë shkresë. Kujtoj se ka qëndruar mbrëmë gjithë natën se bashku me fëmijën në rajonin e policisë’’, tregon avokati. /Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0032219886779785