INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grupit të ''Toyota Yaris'' i sekuestrohen nga Prokuroria 72 mijë EURO dhe prona!

Grupit të ''Toyota Yaris'' i sekuestrohen nga Prokuroria 72 mijë EURO dhe prona!

Publikuar më: 15:30 17-07-2019

Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e një tjetër operacioni në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrimin e aseteve dhe pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Nën sekuestro janë vënë llogari bankare, truall dhe ranishte që ishin në pronëso të pjesëtarëve të grupit të arrestuarve nga operacioni “Toyota Yaris”, konkretisht, Alban Mollaymerit, Alfred Vladit, A. D., Gj. C. dhe K. M.

Nën sekuestro janë vënë:

Shuma prej 72 000 Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Operacioni i sotëm është vazhdim i atij të nisur në qershor të vitit të kaluar ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit në një automjet tip “Toyota Yaris”.

Në këtë kuadër u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve shqiptarë me iniciale: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.

Article Logic
Execution time: 0.0025689601898193