INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Grushta, shkelma dhe karrike kokës, ja si përleshen refugjatët në Gjermani [VIDEO]

Publikuar më: 12:26 04-08-2016

Një sherr ka ndodhur në një dhomë pritjeje në qendër të emigrantëve të vendosur në “Huckarder Strasse” në Dortmund të Gjermanisë.

Videoja e cila po qarkullon në rrjetet sociale është publikuar në mediat vendase dhe mendohet se ka ndodhur në 1 gusht.

Në video shihen skena dhune, ku janë të përfshirë burra dhe gra të cilët zihen duke përdorur edhe sende të forta si karrige.

Disa prej personave të përfshirë në këtë incident janë plagosur dhe janë trajtuar më pas në spital.

Bëhet e ditur se përveç tre të arrestuarve, dhe nisjes së një hetimi penal, policia nuk ka nxjerrë detaje të mëtejshme mbi atë që e shkaktoi mosmarrëveshjen.

Nuk dihet se cilës kombësi i përkasin emigrantet e përfshirë në këtë konflik fizik.

Article Logic
Execution time: 0.0041730403900146