Pep Guardiola do të bëjë ndryshime të mëdha në përbërjen e Manchester City. Trajneri në largim nga Bayern Munich pritet të emërohet në postin e menaxherit të “Citizens”. “Daily Telegraph” raporton se Guardiola do të bëjë ndryshime të mëdha në përbërjen e Manchester City, sidomos në mbrojtje dhe në sulm.
Fillimisht do të largojë dyshen e mbrojtjes, Martin Demichelis dhe Mangala, ndërsa në vend të tyre do të transferojë John Stones të Evertonit dhe Aymeric Laporte të Athletic Bilbaos.
Ndërsa në sulm City pritet që nga skuadra të largojë Wilfred Bony, Jesus Navas dhe Samir Nasri. Në vend të tyre do të vijnë Lukakau ose Jamie Vardy, si dhe ëndërr mbetet ylli i Barcelonës Lionel Messi. Skuadra e Manchester City është gati bëjë revolucion në skuadër në mënyrë që të bind Pep Guardiolan për t’iu bashkuar skuadrës së tyre.