INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Hackera-t janë një hap para... Sulmojnë kompaninë në Amerikë, nxjerrin miliona të dhëna [VIDEO]

Publikuar më: 17:05 08-09-2017

Hakerët kanë arritur të hyjnë në sistemin e një kompanie të monitorimit të kredisë, Equifax. Kjo e fundit thotë se kjo shkelje ka ekspozuar numrat e sigurimeve shoqërore dhe të dhëna të tjera që mund të prekin deri në 143 milionë amerikanë. Kompania me bazë në Atlanta tha se "kriminelët" shfrytëzuan një aplikacion të internetit të SHBA për të hyrë në skedarë mes mesit të majit dhe korrikut të këtij viti – ndërkohë që ndërhyrja në sistem është zbuluar në fund të korrikut.  Kjo kompani pohoi se emrat e konsumatorëve, numrat e sigurimeve shoqërore, datat e lindjes, adresat dhe, në disa raste, numrat e licencës së shoferëve u ekspozuan ndaj sulmit. Gjithashtu u zbuluan  edhe numrat e kartave të kreditit për rreth 209,000 konsumatorë të SHBA. Kompania tha se hakerët gjithashtu arritën në disa "të dhëna të kufizuara personale" të banorëve britanikë dhe kanadezë. Drejtuesit e kompanisë reaguan duke shprehur zhgënjimin e tyre për këtë goditje të madhe. Equifax është një nga tre kompanitë amerikane të raportimit të kreditit në mbarë vendin që ndjekin historitë financiare të qytetarëve. Kompanitë ofrohen me të dhëna për kreditë, pagesat e kredive dhe kartat e kreditit, si dhe informacione për gjëra të tilla si pagesat e humbura dhe shpenzimet e shërbimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328