INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajdari lë pas krahëve ish-kolegët e PD, 'do bëjmë të pamundurën për të ecur përpara'

Hajdari lë pas krahëve ish-kolegët e PD, 'do bëjmë të pamundurën për të ecur përpara'

Publikuar më: 09:48 03-04-2019

Deputetja Rudina Hajdari duket se ka lënë pas krahëve çdo gjë që ka të bëjë me ish-kolegët e saj demokratë në Parlament. Ajo ka kërkuar që të bëhet e pamundura për të ecur përpara. Këtu kritikën e pati të rezevruar për Damian Gjiknurin, kryetarin e Komisionit për Reformën Zgjedhore që i ka shtrirë dorën PD për të marrë pjesë në komision e të bëjë propozime për Kodin Zgjedhor.

“Gjiknuri pa pikë turpi i shtriu dorën opozitës dhe i tha ju duhet të bëni pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. E ku është dëgjuar kjo që një ish-deputet të vijë e të jetë bashkëkryetar e të ketë të drejtën e vetos”, tha ajo, ndërsa kritikoi fortë dhe marrëveshjen e arritur në 2008 mes Berishës e Ramës për Kodin Zgjedhor.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785