INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajdari sulmon keq PD për djegien e shkollës, e jep rrogën për...

Hajdari sulmon keq PD për djegien e shkollës, e jep rrogën për...

Publikuar më: 08:23 19-06-2019

Deputetja Rudina Hajdari ka sulmuar ashpër Partinë Demokratike lidhur me djegien e shkollës në Shkodër, që për zgjedhjet e 30 qershorit do të shërbente si qendër votimi. Në një reagim pak minuta më parë, deputetja shprehet se djegia e shkollës është një traum kombëtare dhe anti-shqiptare. “Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare”, shkruan ajo.

Ndërkohë ka njoftuar dhe vendimin për sa i përket pagës së saj. “Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore ta dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”, shkruan Hajdari.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209