INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''HAJDUTË!'' Profesori i njohur ngre akuza të ashpra për Akademinë e Shkencave[FOTOT]

''HAJDUTË!'' Profesori i njohur ngre akuza të ashpra për Akademinë e Shkencave[FOTOT]

Publikuar më: 09:38 06-03-2019

Rikthet debate për Akademinë e Shkencave. Këtë herë është profesor Artan Fuga që ngre disa akuza serioze, që lidhje me vjedhjet që kryhen në këtë institucion të rëndësisë së lartë. 

Statusi i plotë në FB:
“Unë e akuzoj Akademinë e Shkencave të Shqipërisë se vjedh rezultatet e kërkimit shkencor të institucioneve të tjera universitare dhe shkencore të vendit! Ata duan një Akademi Shkencash të plakur nga vitet e natyrshme të moshës, unë mendoj se ka vend që të hapen dyert për brezin e mesëm dhe më të ri të dijetarëve shqiptarë.
Ata mendojnë se Akademia e Shkencave duhet të jetë një kala e mbyllur, unë mendoj që ajo duhet të hapet fuqishëm drejt komunitetit shkencor të vendit si në numur ashtu edhe në mendësi e veprimtari. Ata duan një Akademi Shkencash që nuk jep produkt dhe që vjedh në fakt rezultatet shkencore të institucioneve shkencore të tjera të vendit, unë mendoj për një Akademi Shkencash që të jetë shtëpia e përbashkët e intelektualëve shqiptarë ku këta në bashkëpunim me shoqërinë civile, me fuqinë publike, me të gjitha forcat emancipuese të shoqërisë të ndërtojnë metashkencën, pra strategjitë e zhvillimit shkencor dhe teknologjik e intelektual të kombit dhe të shoqërisë shqiptare.
Ata kanë një akademi ku sallat përdoren jo pak si mjedise funerale, unë dua një Akademi që t'i iki aroma e mortit por të gjallojë dija e gëzuar!
Ata duan një akademi ku të botojnë për vete dhe miqtë dhe të marrin honorare të majme për libra të pashitur, të pashpërndarë, të palexuar, unë dua një akademi ku informacioni të qarkullojë në të gjitha platformat dixhitale dhe off line.
Ata kanë një Akademi ku jo rrallë ajo jep vetëm logon dhe emrin e vet për aktivitete shkencore të institucioneve të tjera dhe ku akademikët nuk kanë veçse një kontribut të papërfillshëm, unë dua t'i jepet fund kësaj hipokrizie dhe akademiku të rifitojë dinjitetin e tij me punë dhe jo sipas statusit të privilegjuar.
Ata duan si deri sot një Akademi Shkencash ku privilegjet merren pa punë, ku gati një e treta e akademikëve është e punësuar në administratën e saj, kurse unë përfytyroj një Akademi ku të gjithë të jenë të barabartë, një Akademi Shkencash ku anëtari i saj të jetë atje ku formësohet rezultati i punës shkencore, atje ku ngjizet dhe avancon dija.
Nuk është fjala vetëm të reformohet Akademia e Shkencave si institucion, sikurse e kupton atë ngushtë grupi që i ka marrë frymën Akademisë të Shkencave. Eshtë fjala për të reformuar paradigmat e shkencave albanologjike, për të reformuar gjuhën shkencore shqipe, për të rindërtuar marrëdhëniet midis shkencës, shoqërisë, politikës, për të reformuar strategjitë e edukimit shkencor të brezit të ri si edhe drejtimet e rritjes të intelegjencës tonë si komb në kushtet kur bota e përparuar po ecën drejt inteligjencës artificiale, kozmosit, dhe nanoteknologjive.”

tan.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039811134338379