Përveç problematikave këto zgjedhje kanë shënuar edhe mjaft ngjarje interesante. Një i ri nga Tirana sot kishte datëlindjen dhe festonte 18 vjetorin, një moshë kjo që e bën atë votues për herë të parë. Klajdi Vrapi i cili mbushi 18 vjeç pikërisht në këtë ditë, përveç emocioneve që sjell votimi për herë të parë pati dhe një surprizë prej familjarëve dhe miqve të tij.
Menjëherë pas votimit në qendrën në shkollën “Petro Nini” në komision për të është hapur një shishe shampanjë por edhe torta nuk mund të mungonte.
Glajdi Vrapi:
“Një eksperiencë shumë e bukur, mbusha 18 vjeç dhe votova për herë të parë. Ishte një emocion i paparë. I bëj thirrje të gjithë të rinjve, kanë mbetur dhe pak orë për të votuar. Nuk pritej gjithë kjo surprizë e madhe”.