INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapësira publike në shërbim të…

Hapësira publike në shërbim të…

Publikuar më: 11:58 25-11-2016

Mungesa e hapësirave publike prej vitesh në kryeqytet kanë qënë problem. Askush nuk ka menduar për qytetarët dhe nevojën e hapësirave për ta. Në ReportIN’ ka mbërritur kjo fotografi, ku një qytetar me të drejtë shtron pyetjen se: Nga të kaloj? Një trotuar me një gjërësi maksimumi 50 centimentra. Do ishte mjaftueshëm dhe kjo hapësirë nese ajo nuk do të ishte sërisht e zënë. Autoritetet kanë menduar të vendosin një shtyllë në mes të saj, e cila ka zënë thuajse të gjithë këtë hapësirë, dhe për qytetarët nuk mbetet më asgjë. Rruga do ishte alternative e vetme, por dhe kjo siç shihet në fotografi është e zënë nga makinat e parkuara. Këtu nuk mund të kalojë asnjë person e jo më të mendosh për gratë me karrocat e fëmijëve. Mendohuni përpara se sa të zgjidhni këtë rrugë.

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217