INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapet ekspozita ''Mbijetoj Me Mëkat'' e frymëzuar nga kryevepra e Dante Aligherit, ''Komedia Hyjnore''. Ju ftoj të mësoni detajet rreth saj [FOTO]

Hapet ekspozita ''Mbijetoj Me Mëkat'' e frymëzuar nga kryevepra e Dante Aligherit, ''Komedia Hyjnore''. Ju ftoj të mësoni detajet rreth saj [FOTO]

Publikuar më: 14:23 27-12-2017

Mbrëmjen e së martës u hap ekspozita ‘Mbijetoj Me Mëkat” në Destil Hostel. Një ekspozitë e frymëzuar nga kryevepra botërore e Dante Aligheri-t, “Komedia Hyjnore”. Të intriguar nga mënyra se si ai kishte trajtuar mëkatet njerëzore tre të rinjtë Dea Bala, Elda Beqiri dhe Aldo Bonata u frymëzuan për të rivitalizuar konceptin e tij, duke e sjellë në mënyrën e tyre.

Ajo çfarë të rinjtë donin të sillnin në këtë ekspozitë, janë pikërisht ato mëkate dhe mënyrën si i shohim ne njerëzit duke mëkatuar. Ekspozita ka 9 piktura të cilat konsistojnë në 7 mëkatet e shumë përfolura nga Dante Aligheri, Ferrin dhe Parajsën.

Dea Bala, modelja e cila mori pjesë në realizim e kësaj ekspozite na tregon më shumë detaje rreth kësaj ekspozite:

667961c1-0fc8-49c2-ab4b-7f51b5e24204.jpg

-Çfarë përmban kjo ekspozitë?
 Kjo ekspozitë është shumë komplekse pasi përmban pikturë, fotografi dhe “body painting”, të treja bashkë. Të gjitha fotot kanë një cilësi shumë të fortë të cilat tregojnë se nuk janë punuar aspak me photoshop dhe çdo fotografi është reale.

ca98947a-6871-49d6-a289-5894c84cac64.jpg

-Me çfarë ideje nisi puna për realizimin e kësaj ekspozite?
Ideja ishte shumë spontane, unë dhe vajza që ka bërë pikturat po provonim këtë pjesën e “body painting” në trupin tim dhe po imagjinonim që e gjithë ndjesia e njeriut edhe vetë artistit gjithë energjia që ka brenda vetës pasqyrohet tek puna që bën, tek arti, tek familja domethënë çdo gjë që ty të rrethon. Gjithashtu u bazuam edhe tek Dante Aligheri i cili ka komedinë hyjnore që është një nga veprat më të bukura që shkëputet deri diku me pjesën e fesë dhe interesi ishte që ta merrnim pak a shumë si shembull. Ne kemi marrë vetëm purgatorin. Purgatori është vendi ku ti pastron mëkatet e tua.

- A patët vështirësi në realizim e kësaj ekspozite?
Patëm shumë vështirësi në realizimin e saj sepse gjatë gjithë kohës kemi pas vështirësi për terrenin, kohën, temperaturat, materialet të cilat kemi përdorur janë të dëmshme për lëkurën por në fund kur shohim rezultuan themi se ia ka vlejtur.

020b3df2-9764-4a5b-bd9b-948caf6c8353.jpg

 

-Çfarë simbolizon emri i ekspozitës "Mbijetoj me mëkate"?

Mbijetoj me mëkat është kur ti deri diku në të gjitha mëkatet që një njeri kalon, arrin të mbijetosh përtej saj, do të thotë që ti bëhesh i vetëdijshëm për gabimet e tua, ti mundohesh të ndryshosh të rigjenerosh jetën tënde.

-Sa kohë ju është dashur për ta realizuar ekspozitën?
 Nëse e mbledhim kohën në total, na është dashur rreth 5 muaj.

-Cili është qëllimi i kësaj ekspozite?
Qëllimi i ekspozitës nuk është për të të krijuar një ndjesi negative ose të flasim për mëkatet nëse janë të mira ose jo, në fakt ne e kemi për detyrë morale të tregojmë që përveç artit, njerëzit duhet te kuptojnë që çfarëdo gjëje të ndodhi me veten e tyre duhet të kenë dëshirën për të ndryshuar për mirë.

-Sa kohë do të qëndrojë e hapur ekspozita?
 Ekspozita do të qëndrojë e hapur dy javë pra deri me datë 9 janar 2018.

-Cili është mesazhi që do u jepnit të rinjve?
Të mos kenë frikë për artin, duhet theksuar një gjë qe asnjë nga ne nuk është profesionist i fushës. Nëse një individ ka dëshirë për të bërë një art që ka dëshirë për të dhënë veten e vet nuk duhet të ketë aspak frikë. Frika është e kundërta e artit.

 

29a372ce-1971-4476-9405-cbea32b0f8a3.jpg044499df-2580-402e-ac57-361a7691965e.jpga56ea5ae-c012-4531-9d46-59da313edb06.jpg0be6e10d-b512-4448-870c-884455bf1036.jpgfb4e13e8-a6d9-463c-8ef3-740ba2724128.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711