INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj i kthen përgjigje Ramës: Shqiptarëve ua kam borxh të vërtetën

Haradinaj i kthen përgjigje Ramës: Shqiptarëve ua kam borxh të vërtetën

Publikuar më: 11:39 02-05-2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka reguar ndaj deklaratës së Ramës. Haradinaj i qëndron sërish fjalëve të tij se Rama dhe Thaçi i kishin bërë presion më shumë se ndërkombëtarët për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Në një dalje për mediat Haradinaj u shpreh se ju ka borxh qytetarëve të vërtetën mbi këtë ngjarje kaq të rëndësishme.

''Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit e mi, ua kam borxh të vërtetën. Atë që ka thënë At Zef Pllumi "Rrno për me tregu". Do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt. Kam obligim ndaj qytetarëve për një transparencë të asaj që po ndodh. Shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën, tha Haradinaj.

Ndërkohë mbremjen e djeshme, kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e Haradinajt dy ditë më parë, ku tha se Rama ka këmbëngulur më shumë se edhe Presidenti Aleksandër Vuçiç për heqjen e taksës 100% mbi mallrat serbe. Rama i ka mohuar akuzat e ngritura nga Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

''Si rregull udhëheqësit nuk i komentojnë në publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq me tepër pa rënë dakord paraprakisht dhe lëre pastaj t'i shtrembërojnë, duke gënjyer për të dalë "burra të mirë" para popullit të tyre, si të ishin duke shitur mish në pazar. Më vjen sinqerisht keq që miku im Ramush, nuk e ka mësuar ende këtë rregull kaq të thjeshtë, megjithëse normalisht ky s'është as ndonjë rregull udhëheqësish në fakt, po një normë elementare mirëkuptimi njerëzor. Askush s'i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën. Unë jo e jo. Madje askush as i'a ka kërkuar hiç që ta heqë taksen! Unë jo e jo'', shkruante Rama.

rammamama.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113