INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Haradinaj pret lirimin: “Serbët po luajnë me arrestimin tim” [Video]

Publikuar më: 17:51 31-01-2017

Gjykata e Kolmarit në Francë do të zhvillojë nesër seancën gjyqësore për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Drejtësia serbe po kërkon ekstradimin e tij në Serbi por Haradinaj, gjatë një interviste dhënë për Radio Europa e Lirë. beson se fletë-arresti ndaj tij është i motivuar politikisht nga autoritetet serbe dhe pret që këtë javë t’i jepet fund gjykimit në Francë dhe të kthehet në Kosovë. 

“Ne pastaj do të kërkojmë menjëherë një seancë për ballafaqim me këtë lëndë, do të thotë ta hedhim poshtë këtë aktakuzë dhe këtë kërkesë të tyre për ekstradim e cila është krejtësisht politike”-deklaron ish-kryeministri.
Lideri i AAK-së thotë se, Serbia e ka vonuar materialin me qëllim zvarritjen e procesit. Kërkesa e Serbisë për ekstradimin e tij konsiderohet si një lojë politike nga kreu i AAK-së.
“Është pak a shumë e habitshme për mua kthimi në logjikat e mëhershme të viteve të luftës nga zyrtarët në Beograd. Kjo është një lojë politike e tyre. Ata janë në prag të zgjedhjeve. Po e shoh një garë mes udhëheqësve në Beograd, të presidentit, kryeministrit, të ministrit të jashtëm, të koordinatorit Gjuriq rreth kësaj teme”-shprehet Hardinaj.
Sipas Haradinaj kësaj logjike nuk duhet t’i detyrohet i gjithë Ballkani dhe shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0034818649291992