INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: S’ka improvizime. Qeverinë do e formojmë ne brenda javës

Haradinaj: S’ka improvizime. Qeverinë do e formojmë ne brenda javës

Publikuar më: 15:29 14-06-2017

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, Ramush Haradinaj, thotë se nuk do të lejohen improvizime dhe se Qeverinë do ta formojë koalicioni që i ka fituar zgjedhjet. Gjatë një interviste të dhënë për Radio Europa e Lirë Haradinaj deklaroi se ‘Qeveria e re do të formohet një javë pas certifikimit të rezultateve”. Kreu i PDK-së beson se ka një traditë të bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila mund të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme. “Ajo që mund t'i siguroj qytetarët e vendit është se në një afat të shkurtër kohor pas nominimit zyrtar, pas certifikimit të rezultateve, mendoj në më pak se një javë, do të formojmë qeverinë e vendit”-deklaroi Haradinaj.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451