INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hashim Thaçi president i Kosovës

Hashim Thaçi president i Kosovës

Publikuar më: 19:49 26-02-2016

Hashim Thaçi është zgjedhur në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës me 71 vota për derisa kundërkandidati Rafet Rama nuk ka marrë asnjë votë. 10 vota ishin të pavlefshme.

Hashim Thaçi është Presidenti i Katërt i Republikës së Kosovës, prej se Kosova është shpallur e pavarur, kurse i pesti në historinë e Kosovës. Para tij, pozitën e Presidentit e kanë mbajtur, Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe në fund Atifete Jahjaga.

Mes gazit lotsjellës, koktejeve të molotovit dhe përleshjeve mes sigurimit të kuvendit dhe opozitës, Hashim Thaçi është zgjedhur president i ri i Kosovës.

Pas dështimit të dy raundeve, Thaçi arrin të sigurojnë numrin e mjaftueshëm të votave për të kaluar shumicën e thjeshtë prej së paku 61 votash, që kërkohen me kushtetutë për raundin e tretë.

Seanca për presidentin u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, pasi gazi lotsjellës ishte prezent gjatë gjithë kohës. Opozita ishte e vendosur që ta pengonte zgjedhjen e tij, porse, brenda kuvendit nuk arritën ta ndalonin.

Gjatë kësaj seance u përjashtuan 11 deputet të opozitës me arsyetimin se veprimet e tyre ishin të jashtëligjshme. Ky veprim u kundërshtua nga opozitarët dhe ata u detyruan që të largohen nga salla plenare. Për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit, opozita po protestonte edhe jashtë hapësirave të kuvendit.

Prej dy ditësh opozita kishte protestuar në shesh duke vendosur tenda të shumta për të penguar seancën në të cilën pritej votimi për presidentin e ri të vendit. Mirëpo, përkundër protestës dhe mobilizimit të madh të opozitës, zgjedhja e presidentit nuk u arrit të ndalohet.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889