INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HeadHunter Grup vlerëson me çmim Vodafone Albania: Shembull për t’u ndjekur [VIDEO]

HeadHunter Grup vlerëson me çmim Vodafone Albania: Shembull për t’u ndjekur [VIDEO]

Publikuar më: 17:56 06-10-2018

Në kuadër të indeksit për Barazi në punësim të komunitetit LGBTIQ, për të tretin vit radhazi The HeadHunter Grup shpërndau çmime për 8 kompani që operojnë në Shqipëri me politika dhe praktika përkrahëse ndaj të drejtave dhe dinjitetit të punëkërkuesve nga ky komunitet.Vodafone Albania iu akordua Çmimi Gold, i cili përfaqëson kategorinë më të lartë të vlerësimit për një kompani që ka vënë në praktikë diversitetin në vendin e punës.

Christina Samoulada, përfaqësuesja e Vodafone Albania e cila tërhoqi edhe çmimin u shpreh se të gjithë punonjësit duhet të ndihen pjesë e kompanisë për atë çka janë, të jenë krenar, të jenë ambasadorë të aktiviteteve njerëzore duke theksuar se duke bashkuar forcat gjithçka mund të arrihet.

“Ne nuk duhet të flasim për diskriminim, por për gjithëpërfshirje dhe tolerancë. Ne jemi këtu për të ndihmuar, ne kemi një moto të gjithë punonjësit tanë duhet të jenë krenar, të ndihen të përfshirë. Ne duam që punonjësit të jenë ambasadorë të aktiviteteve bazike të humanitetit që përfshijnë të drejtën për të qënë, të drejtën për të dashuruar. Ajo që duhet të bëjmë është të bashkojmë forcat për të kaluar një mesazh të tillë, të kemi gjithë përfshirje. Ne vendosëm të ecim më tej përtej tabuve në Shqipëri. Ne duam që punonjësit të mos ndihen të përjashtuar, por të jenë të sigurtë se do të jenë pjesë e Vodafone për atë çka janë. Ne duhet të bashkojmë forcat për të kaluar një mesazh të tillë. Duhet ta bëjmë këtë jo sepse duhet, por sepse kemi ndjenja e në fund të fundit jemi njerëz” u shpreh përfaqësuesja e Vodafone.

Elton Ilirjani, drejtuesi i The Headhunter vlerësoi rolin e kompanive shqiptare duke e cilësuar Vodafone Albania një nga shembujt më të mirë që duhet ndjekur. Sipas tij ëndrra për t’i dhënë fund diskriminimit në punë nisi të bëhet realitet në Shqipëri, ëndërr që synon të shtrihet edhe më tej.

"Ëndrra u bë realitet, dhe kjo ëndërr u bë realitet nga Shqipëria. Në këtë indeks të realizuar për të tretin vit radhazi morën pjesë 149 kompani dhe sot kemi fitues kompaninë, që i dhanë fund diskriminit në intervistat edhe në vendet e punës. Vodafonë është shembulli më i mirë që kompanitë e e tjera duhet të ndjekin, është si një lule në vendin tonë" u shpreh drejtuesi i The HeadHunter.

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324