Forcat qeveritare siriane janë akuzuar se kanë hedhur bomba fuçi me që përmbanin klor, nga helikopterët në një periferi të Aleppo-s, duke plagosur 80 persona, njofton sot BBC.“Burime mjekësore njoftuan se 70 persona kanë pasur probleme në frymëmarrje si dhe asfiksim pasi një helikopter i regjimit sulmoi zonën”, tha Rami Abdel Rahman, shefi i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Ibrahim al-Hajj, zëdhënësi i “Helmetave të Bardha”, një organizatë vullnetare për mbrojtjen e civilëve, që operon në të gjithë zonën e kontrolluar nga opozita siriane, konfirmoi se të paktën 80 persona, ku ishin 50 gra dhe fëmijë, janë trajtuar për probleme të frymëmarrjes dhe se era e gazit të klorit ka mbushur të gjithë zonën.
Një video e postuar nga ”Helmetat e Bardha” në YouTube shfaqen punëtorët e shpëtimit duke kërkuar mes rrënojave për të mbijetuarit në zonën e mbushur me gaz.