INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi i qytetarëve në Bulqizë, mbi 70 persona të shtruar në spital, reagon drejtori i spitalit

Helmimi i qytetarëve në Bulqizë, mbi 70 persona të shtruar në spital, reagon drejtori i spitalit

Publikuar më: 12:16 05-05-2019

Rritet numri i personave që janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Bulqizës në harkun kohor të 24 orëve, për të kërkuar ndihmë mjekësore. Numri i personave që kanë përfunduar në spital është mbi 70.

Dyshohet se qytetarët kryesisht banorë të lagjes së vjetër të Bulqizës janë helmuar nga uji. Ata janë paraqitur në spital me të vjella, dhembje barku dhe koke.

Në një deklaratë për mediat drejtori i spitalit, Hazis Jella shprehet se mes të prekurve janë edhe 24 fëmijë.

Por mjeku nënvizon se ende nuk mund të dilet në një përfundim sa i përket shkaqeve të helmimit pasi janë në pritje të analizave.

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605