Burime pranë qeverisë koreano-veriore pretendojnë se Kim Jong-nam ka vdekur.
Raportohet se gjysëm-vëllai donzhuan i diktatorit Kim Jong-un është vrarë nëpërmjet “helmimit nga dy femra në një aeroport në Malajzi”. Kjo vetëm sa ka ngritur spekulimet se është vetë diktatori ai që ka urdhëruar vrasjen e tij. Sipas TV Chosun, një rrjet televiziv kabllor, vëllai i madh i diktatorit është vrarë nga dy femra të cilat besohen se janë të lidhura me qeverinë koreano-veriore. Megjithatë policia deklaroi se identiteti i personit të vrarë ende nuk është verifikuar. Kim Jong-nam u arratis për t’u fshehur në Malajzi pas ekzekutimit të bashkëshortit të hallës së tij, Jang Song-thaek në vitin 2014. Burimet pretenduan gjithashtu se një agjent koreano-verior tentoi që të vriste Kim Jong-nam në vitin 2011, por dështoi.