INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmoi dhe mbyti me duar vjehrrën: Del videoja shokuese ku nusja i rrëfen krimin hoxhës [FOTO]

Helmoi dhe mbyti me duar vjehrrën: Del videoja shokuese ku nusja i rrëfen krimin hoxhës [FOTO]

Publikuar më: 18:48 17-03-2018

21-vjeçarja që helmoi dhe mbyti me duar vjehrrën e saj, Lirije Lami e ka pranuar vetë krimin e rëndë duke u rrëfyer tek hoxha Hysen Shehu. "Ora News" ka publikuar sot videon ku shihet Cmeta duke folur me hoxhën dhe bisedën e tyre ku 21-vjeçarja shpjegon si e kreu krimin.

Më poshtë po ju paraqesim rrëfimin e plotë të 21-vjeçares Marjana Cmeta, para hoxhës Hysen Hoxha. Videon e regjistroi hoxha me kamera, në maj të vitit të kaluar, pak javë pas vrasjes së Lirijes.

Zbardhet transkriptin e plotë të rrëfimit të autores:

Nusja- I thashë që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat.

Hoxha– Po.

Nusja– Më tha, ma jep, i thashë që ka erë të keqe, nuk e duron dot dhe i mbusha një bravo.

Hoxha-Ëhëëë.

Nusja– Në momentin që po e pinte, nuk e di po më vriste aq shumë këtu.

Hoxha– Të iki magjistarja, të eleminohet këtu.

Nusja-Kur filloi tu u bo keq e më keq. Po pastaj nuk fillova tu u ndje keq se filloi ëëë, duke bo ca shikime ke parasysh edhe foli me vete, ishte e pavetëdijshme, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti mosh ashtu ja boni, çfarë të bëj unë ku të shkoj, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u dukte që ishte tu fol me dikë. Mu aty mu fut frika.

Hoxha– Edhe e godite?

Nusja-Jo nuk e godita. Kudo ku shkoja ajo prapë me ato shikime…më kanë shkatërru.

Hoxha– S’kishte as të vjella, as kështu.

Nusja- Po, kishte të vjella.

Hoxha– Ëhëë.

Nusja- Edhe po mendoja…

Hoxha– Nuk po jep efekt.

Nusja– Po.

Hoxha-Ëëë

Nusja– Pastaj shkoi te dhoma e gjumit e imja, pashë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tani direkt nuk kishe me prit me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall…

Hoxha– Ëëëë.

Nusja– Në momentin që e shoh te krevati ajo trembet, a kupto, e filloi duke bërtit hape dritaren e kupto, derisa shkojmë te dhoma tjetër, domethënë në ato momente…

Hoxha– Ahaa.

Nusja– Jena përplas derisa nuk e di, nuk po më…e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të paktën kur ta vras ta mbarojë kjo gjë, a kupto, kam qenë në tension sepse ajo bërtiste hape dritaren e këtë,,,edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë. Kjo, a kupto, atë nuk po e vrisja dot domethënë a kupto derisa erdhi një moment që unë nuk e di.

Hoxha– More shallin.

Nusja– Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbaj me dorë, kupto, i vura durët.

Hoxha– Po.

Nusja– Aty nuk e di unë, nuk e kuptova, vetëm e pashë që… i iku fytyra domethënë e kshu ashtu po kur e lëshojsha, durët prapë, thosha o zo, ishte duke më ik truni.

Hoxha- Po po nejse, hë.

Nusja– E marr e çoj te dhoma e gjumit, e marr.

Hoxha– Ehë, pastaj dha shpirt?

Nusja– Nuk e di, nuk isha e sigurtë a kupto sepse kur e lëvizja e ajo prapë merrte frymë.

Hoxha– Po.

Nusja– Ndoshta nga pulsi unë dridhesha komplet edhe..

Hoxha– Po, nejse.

Nusja- Edhe shkoj pastaj xhaxhi, i them që mami nuk është mirë, shkon me vrap e marrin dhe më thonë ka mbaru, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni boobo kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret vesh e vërteta./Ora News

-640-0-5aad43423f765.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026061534881592