INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heqja e mandatit të Aqif Rapikit dhe Gledion Rahovicës, KQZ përcakton dy deputetët e rinj...

Heqja e mandatit të Aqif Rapikit dhe Gledion Rahovicës, KQZ përcakton dy deputetët e rinj...

Publikuar më: 12:55 15-01-2018

Pas heqjes së mandatit të deputetit të PDIU në Elbasan, Aqif Rakipi, si dhe deputetit tjetër Gledion Rehovica, ky i fundit nga radhët e LSI për Beratin, Komisioni Qendror Zgjedhor ka plotësuar vakancat.

Kështu, KQZ i ka dhënë të drejtën Dritan Bicit, i katërti në listë, për të hyrë në Kuvend si deputet për qarkun e Elbasanit dhe Silva Cakës për të zëvendësuar Gledion Rehovicën përmes votimit, 7 vota pro e asnjë kundër.

Dy deputetët Rakipi e Rehovica u prekën nga ligji i dekriminalizimit dhe KQZ vendosi t’u heqë mandatet për t’i zëvendësuar përkatësisht me Bicin dhe Cakën.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207