Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të dhënë mesazhin e tij të koduar disa orë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit.
Teksa ka postuar një foto me një mikun e vet teksa pinin kafe, Meta uron një fundjavë të qetë për shqiptarët duke iu kujtuar se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë.
Postimi në FB
“Të dashur miq!
Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.
Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike”, shkruan presidenti në FB.
Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Rama u shpreh i gatshëm të bisedojë pikërisht të hënën një ditë pas zgjedhjeve me kreun e opozitës Bashën.